FOTO/ Elbasan, shi litar dhe breshër i paparë, zhduket qyteti

FOTO/ Elbasan, shi litar dhe breshër i paparë, zhduket qyteti

14:15, 20/05/2019
A+ Aa A-

Shtërngata shiu e breshëri kanë përfshirë herë-pas here gjatë ditës së sotme territorin e qarkut të Elbasanit. Edhe në qytetin e Elbasanit kishte stuhi shiu dhe breshëri. Ndërsa, sipas raportimeve, fenomene të tilla janë regjistruar edhe në qytete të tjera, veçanërisht në fshatra.

Deri para pak ditësh, shiu konsiderohej si mjaft i dobishëm për bujqësinë. Por tashmë shiu, veçanërisht breshëri është kthyer në tmerr për fermerët të cilët i ka bërë me zemër për shkak se po u shkatërron prodhimet.

Mësohet se shiu dhe breshëri kanë shkaktuar dëme të mëdha në të lashta, fruta dhe perime, në sera etj. Humbja është kolosale pasi fermerët kanë një vit të tërë që presin prodhimet. Por në mjaft raste breshëri ka rrafshuar gjithçka.

Situata vazhdon të mbetet e paqartë, shkruan Infoelbasani, dhe tashmë fshatarët po luten që fjala të shkojë në vesh të perëndisë e të mos ketë më shi.

    ImageImageImageImageImageImage

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco