Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Gati për një fundjavë me familjen? Ja çfarë ju rezervon moti për nesër

Gati për një fundjavë me familjen? Ja çfarë ju rezervon moti për nesër

23:34, 17/05/2019
A+ Aa A-

Ashtu si e gjithë kjo javë, edhe dita e nesërme nuk ka ndryshime sa i përket motit.

E shtuna parashikohet të jetë me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, ndërsa qarqet me sasinë më të madhe priten të jenë Dibra, Tirana, Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Korça.

Sipas IGJEUM, temperatura maksimale pritet të jetë 21 gradë celcius, ndërsa ajo minimale 8 gradë.

RESHJET

Nesër (e shtunë dt.18) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Korçë reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht mesatare.

Në pjesën me te madhe te qarqeve ne zona te kufizuara te tyre reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 20 °C

në vendet e ulëta: 11 / 21 °C

në vendet malore: 8 / 19 °C

ERA

Nesër (e shtunë dt.18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco