Kufizime të ndjeshme energjie në Tiranë më 17 deri në 19 maj, ja rrugët ku do të ndodhin

Kufizime të ndjeshme energjie në Tiranë më 17 deri në 19 maj, ja rrugët ku do të ndodhin

10:48, 17/05/2019
A+ Aa A-
Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe OSHEE-ja njoftoi sot se do të stakojë energjinë elektrike për instalimin e sistemit të matjes në Tiranë në datën 17maj 2019 nga ora 8:00 deri në orën 16:00.

OST sh.a. njofton se në datën 17 Maj në intervalin kohor 08:00-16:00  do të stakohen Zbarrat 6kV të Seksionit të III-të në N/Stacionin Tirana 1, Zogu i Zi,  si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike disa zona:

Në Tiranë: Pallati i Sportit Asllan Rusi, Pallatet pranë Karburant Kastratit tek Zogu i Zi, Rruga Artan Lenja, Zona pranë ish Fushës së Aviacionit, Zona Laprakë, Rr. Pandi Dardha, Rr. Mati Logoreci, Rr. Vangjel Note, Spitali Ushtarak.

OSHEE nga ana e saj njoftoi për abonentët Tiranë, stakime në datat 18-19 maj. Për shkak të investimit në kabina, në datën 18 maj do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë

18 maj, ora 09:00-15:00

Zona nga Ura e Limuthit-Vorë (Autostrada Tiranë-Durrës), rruga “Mine Peza”, rruga “Memo Meto”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Sitki Cico”, rruga “Arkitekt Kasemi”, zona tek Brryli, rruga “Gaqo Tashko”

18 maj, 09:00-16:00

Rruga “Besim Fagu” pranë rrugës “5Maji”, rruga “Riza Cuko”, rruga “Lord Bajron”

19 maj, ora 09:00-15:00
Zona nga Ura e Limuthit-Vorë (Autostrada Tiranë-Durrës)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco