Shi në të gjithë vendin dhe temperatura në rritje/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

Shi në të gjithë vendin dhe temperatura në rritje/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

23:39, 16/05/2019
A+ Aa A-

Edhe dita e nesërme, e premte 17 maj 2019, parashikohet të jetë me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.

Sipas asaj që publikon IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë reshjet pritet të jenë mesatare dhe të arrijnë deri në lokalisht intensive.

Sa i përket temperaturave, maksimalja do të regjistrohet në vendet e ulëta me 21 gradë celsius, ndërsa minimalja në vendet malore me 8 gradë.

RESHJET

Nesër (e premte dt.17) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë reshjet pritet të jenë mesatare dhe të arrijnë deri në lokalisht intensive (në Dibër dhe Elbasan).

Në pjesën tjetër të qarqeve reshjet pritet të jenë të dobëta dhe të arrijnë deri në lokalisht mesatare në shumicën prej tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 20 °C

në vendet e ulëta: 12 / 21 °C

në vendet malore: 8 / 15 °C

ERA

Nesër (e premte dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë territorin.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco