FOTO/ Lamtumira e fundit për Major Klodian Tanushin, momentet më prekesë nga ceremonia

FOTO/ Lamtumira e fundit për Major Klodian Tanushin, momentet më prekesë nga ceremonia

16:57, 16/05/2019
A+ Aa A-

Edhe sot Shqipëria është në ditë zie kombëtare. Kjo për shkak se pikërisht sot iu dha lamtumira e fundit dëshmorit më të ri të Atdheut, Major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën gjatë misionit në Letoni ditë më parë.

Homazhet në nder të tij u kryen në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa të parët që u përkulën mbi arkivolin e mbuluar me flamurin kuqezi  ishin familjarët.

Por një ndër momentet më prekëse ishte parakalimi para fotos i bashkëshortes me të bijën 1 vjeç e gjysmë, dhe dy djemtë e majorit që bënë homazhe duke puthur arkivolin e babait të tyre.

Në homazhe për ti dhënë lamtumirën ishte edhe reshteri Julian Kapaj, i cili arriti ti shpëtonte shpërthimit të minës në Letoni më 6 maj.

Po ju sjellim disa foto të tjera nga ceremonia e lamtumirës e "Dëshmorit të Atdheut".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco