Pikaset çakalli në malin e Munellës, habiten studiuesit

Pikaset çakalli në malin e Munellës, habiten studiuesit

11:31, 14/05/2019
A+ Aa A-

Kamerat-kurth të vendosura nga PPNEA në rajonin e Munellës fotografojnë për herë të parë çakallin, pjesë e Listës së Kuqe të Florës dhe Faunës së Egër në Shqipëri me një status Vulnerabël (VU). Canis aureus është pjesë e Rendit - Carnivora, Familja – Canidae. Ky lloj është I mbrojtur nga Ligji i Gjuetisë dhe Faunës në Shqipëri dhe listohet në Aneksin V të Direktivës së Habitateve të Natyrës 2000. Çakalli është një gjitar me trup mesatar i cili është pak më i madh se dhelpra dhe më i vogël se ujku. Ai ushqehet kryesisht me gjitarë të vegjël si lepuri, kunadhja dhe brejtës.

Fotografimi i çakallit në këtë rajon (në lartësi mbi 900 m mbi nivelin e detit dhe me një klimë kontinentale) ka surprizuar studiuesit e PPNEA-së për vetë faktin se ky lloj në Shqipëri jeton kryesisht përgjatë zonave bregdetare, si laguna, ligatina, grykëderdhje lumenjsh dhe zona kodrinore me shkurre të dendura.

Prania e këtij lloji në rajonin e Munelles vërteton edhe një herë diversitetin e lartë te habitatve që ky rajon ka, në të cilat strehoen numëri më i madh i gjitarëve krahasuar me zonat e tjera në Shqipëri. Çdo ditë edhe më shumë, Munella dëshmon se e meriton sa më shpejt të jetë e mundur statusin Zonë e Mrojtur. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco