Shi, shtrëngata dhe.../ Si pritet të jetë moti ditën e nesërme

Shi, shtrëngata dhe.../ Si pritet të jetë moti ditën e nesërme

23:32, 13/05/2019
A+ Aa A-

Nuk kanë fund ditët me reshje shiu.

Edhe dita e nesërme, e martë 14 maj 2019, parashikohet me reshje në të gjithë vendin, ndërsa qarqet me sasinë më të madhe priten të jenë Korça, Gjirokastra dhe Vlora.

Siç raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit reshjet do të jenë në formë shtrëngate në të gjithë vendin.

RESHJET

Nesër (e martë dt.14) priten reshje në të gjithë territorin. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë mesatare. Në qarkun Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të jene intensive. Në të gjitha qarqet reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 19 °C

në vendet e ulëta: 9 / 20 °C

në vendet malore: 6 / 14 °C

ERA

Nesër(e martë dt.14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco