Si nis java? Ja çfarë rezervon moti për nesër

Si nis java? Ja çfarë rezervon moti për nesër

23:23, 12/05/2019
A+ Aa A-

Edhe dita e nesërme, e hënë 13 maj 2019, pritet të jetë me reshje shiu lokale në pothuajse të gjithë territorin e vendit, ndërsa në disa qarqe pritet që sasis e reshjeve të jetë mesatare.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperatura maksimale do të arrijë në 19 gradë celsius në vendet e ulëta, ndërsa ajo maksimale 6 gradë në vendet malore.

RESHJET

Nesër (e hënë dt.13) priten reshje në të gjithë territorin. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë mesatare, në qarkun Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të jenë mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 18 °C

në vendet e ulëta: 10 / 19 °C

në vendet malore: 6 / 13 °C

ERA

Nesër (e hënë dt.13) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe Jug të vendit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco