Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Stili i ri i jetesës, që po i helmon shqiptarët

Stili i ri i jetesës, që po i helmon shqiptarët

09:11, 11/05/2019
A+ Aa A-

Hipertensioni dhe diabeti, së bashku me duhanpirjen janë faktorë madhorë risku për sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të cilat nga ana e tyre përbëjnë shkaktarin  kryesor  të  vdekjeve  në popullsinë e Shqipërisë, raporton INSTAT në botimin “Shqipëria në shifra 2018”. Për  vitin  2018  prevalenca  për hipertensionin është 870 për 10 mijë banorë dhe për diabetin 274 për 10 mijë banorë.

Të dhënat e studimit demografik dhe shëndetësor  në  Shqipëri  (ADHS),  në periudhën 2017- 2018, tregojnë se 5,0 % e femrave dhe 36,0 % e meshkujve të moshës 15-49 vjeç ishin duhanpirës. Në vitin 2018, të dhënat e konsumit të alkoolit  tregojnë se më shumë se 1 në 4 femra (28,0 %) dhe 6 në 10 meshkuj(60,0 %), të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar alkool. Në  vitin  2018,  36,0  %  e  femrave dhe 14,0 % e meshkujve të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar  numrin e  rekomanduar të porcioneve ditore për konsumin e frutave.

Në vitin 2018 u vërejt se konsumi i rekomanduar i perimeve është i ulët si tek meshkujt dhe tek femrat, pavarësisht moshës, vendbanimit, nivelit të arsimimit apo pasurisë familjare (6,8 %  tek femrat dhe 2,6 % te meshkujt).

Shkaqet e vdekjeve

Numri i vdekjeve në vitin 2018 është 21.804 duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë. Në rastet gjithsej, 93,8 %  janë nga shkaqe  natyrale,  aksidentet  janë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të raportuara në vend i cili në harkun kohor të katër viteve është në shifra të njëjta.

Shpenzimet publike në shëndetësi

Shpenzimet  publike  në  sektorin  e shëndetësisë për vitin 2018 kanë qenë rreth  49 miliardë lekë.Për vitin 2018, këto shpenzime përbëjnë 10,3 % të shpenzimeve gjithsej dhe zënë një peshë prej 3,0 % në PBB-në gjithsej.  Krahasuar  me  vitin  2017, shpenzimet publike  në shëndetësi shprehur  si përqindje ndaj PBBsë kanë shënuar rritje prej   3,1 %, ndërkohë shpenzimet publike në  shëndetësi shprehur  si  përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rritje prej 4,7 %./Monitor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/05/2019 10:00

"Shpenzimet" ne mjekesi!!!!????? Ku jane? Neper qytetet e Shqiperise mezi funksionojne cope-cope 3-4 spitale rajonale. Ne qytetet e mesme dhe te vogla sherbimi mjekesor eshte katandisur ne ndonje qender urgjence me mjete te ndryshkura. SKANDAL! Thuajeni hapur, vjedhjet e qeverise ne mjekesi jane rritur me 3.1% ne vitin 2018! Po per vitin 2019, sa do te rriten vjedhjet e qeverise ne krahasim me 2018?

Shto koment

Denonco