'Ata janë fëmijët e Dëshmorit të Ardheut'/ Imami Elvis Naçi emocionon pas ndarjes nga jeta të major Klodian Tanushit

'Ata janë fëmijët e Dëshmorit të Ardheut'/ Imami Elvis Naçi emocionon pas ndarjes nga jeta të major Klodian Tanushit

22:54, 10/05/2019
A+ Aa A-

Lajmi për vdekjen në Letoni të majorit Klodian Tanushi erdhi teksa në ekranin e News24 transmetohej emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”.

“Do donim mos ta dëgjonim këtë lajm, është një lajm shumë i rëndë, janë dëshmorë të Atdheut, nga Zoti vijimë tek ai kthehemi. Nëse familjarët e major Tanushit  do kishin ndonjë hall, ne do jemi në rradhë të parë për t’i ndihmuar, ata janë fëmijët e Dëshmorit të Ardheut”, u shpreh imami i famshëm Elvis Naçi.

Major Klodian Tanushi ishte në një mision së bashku me nëntetaren Zarife Hasanaj në bazën Adazi të Letonisë, kur një minë shpërtheu duke i marrë jetën në vend 32 vjeçares më 6 maj, ndërsa sot u mësua lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta edhe të Tanushit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco