Statistikat zyrtare/ Këto janë 3 shkaqet që u marrin jetën shqiptarëve

Statistikat zyrtare/ Këto janë 3 shkaqet që u marrin jetën shqiptarëve

20:20, 10/05/2019
A+ Aa A-

Hipertensioni, diabeti dhe duhanpirja janë faktorë madhorë risku për sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në popullsinë e Shqipërisë për vitin 2018.

“Këto janë edhe arsyet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare, këto janë sëmundje që shkojnë paralelisht me moshën. Ne po vejmë re edhe shpeshtim të këtyre sëmundjeve edhe tek moshat më të reja”, shprehet kardiologu Adrian Ballaci.

Po cilat janë shkaqet kryesore të rritjes së sëmundshmërisë edhe tek moshat e reja. “Jeta sedentare, abuzimi me ushqimin dhe stresi”, thotë Ballaci.

Referuar të dhënave të fundit të INSTAT, rreth 22 mijë persona kanë humbur jetën në vitin 2018, ku në 94% të rasteve janë për shkaqe natyrale, të shoqëruara nga sëmundje, ndërsa në vend të dytë renditen aksidentet automobilistike me 2%, të ndjekur nga vrasjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco