Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Tre luanët e Fierit sapo e kaluan kufirin e BE, shihni si po i presin në Hollandë

VIDEO/ Tre luanët e Fierit sapo e kaluan kufirin e BE, shihni si po i presin në Hollandë

09:27, 09/05/2019
A+ Aa A-

Beteja e "Vier Pfoten" për të shpëtuar tre luanët "shqiptarë" nuk ka mbaruar: Udhëtimi i tyre prej 3000 km në kafazë transporti vazhdon. Tre luanët e shpëtuar në Fier, Lenci, Bobi dhe Zhaku e kaluan mbrëmë kufirin e Bashkimit Europian dhe hynë në Rumani. Organizata Ndërkombëtare "Vier Pfoten" njofton se "ata kanë ende edhe disa qindra kilometra rrugë para se të mbërrijnë në Hollandë, në Qëndrën për Kafshët e Mëdha “Felida”, por luanët janë vazhdimisht të shoqëruar nga veterineri i tyre, Marc Golkel, që i kontrollon. 

Lenci, Bobi dhe Zhaku duhej të vuanin në kafaze të vogla dhe të ndyra në "kopshtin zoologjik më të keq të Evropës", në Shqipëri, por tani ata janë në udhëtimin e tyre drejt një jete më të mirë.

Ekipi ynë në Qendrën e Big Cat Cat FELIDA është duke pritur me padurim arritjen e tyre të hershme për t'u dhënë atyre kujdesin e duhur dhe dashuri, çdo gjë që këto mace të mëdha kanë nevojë dhe e meritojnë. Udhëtimi prej pothuajse 3000 km nëpër Evropë është i lodhshëm për të gjithë ata që janë të përfshirë, por ai po shkon drejt fundit.

Ndihemi shumë të lumtur që luanët sillen butë dhe me qetësi në kafazët e tyre të transportit. Ata sikur ta dinë që një e ardhme shumë më e mirë është duke i pritur."

    Ndërkohë, në Qëndrën Felida në Hollandë, luanët po priten me padurim. Drejtuesja e qëndrës shprehet në një video: “Ne mezi po presim t’i urojmë mirëseardhjen Lencit, Bobit dhe Zhakut në Qëndrën tonë. Ekipi ynë ka përgatitur ambiente të posaçme për ta. Ne një jemi një qëndër e vogël e specialiauzra për kujdes mjekësor dhe intensiv për kafshët e mëdha që ato të kapërcejmë traumat e tyre. Ato e meritojnë këtë. Le t’i japim një shans të dytë për një jetë më të mirë, Lencit, Bobit dhe Zhakut.”/ar.sh/SYRI.NET

    VIDEO 

     

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Emri09/05/2019 13:40

    Si mbreter po i presin se mbreter jane.

    Shto koment

    Denonco