Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Temperatura dimërore/ Ja ç’ndodh me motin sonte dhe nesër

Temperatura dimërore/ Ja ç’ndodh me motin sonte dhe nesër

17:12, 07/05/2019
A+ Aa A-

Ditët e para të muajit maj kanë qenë si ato të një vjeshte të ftohtë.

Por duket se moti i tillë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme.

Sipas të dhënave, temperaturat do të jenë të pazakonta për stinën.

Më poshtë parashikimi i motit:

Dita e mërkurë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Era do të jetë nga veriperëndimi 2-12m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit dhe rritje në ato të mesditës.

Me konkretisht:

Zonat malore 3 gradë deri në 18 gradë

Zonat e ulëta 6 gradë deri në 22 gradë

Zonat bregdetare 9 gradë deri në 21 gradë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco