Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, tradita e 12 fushatave humane nga Vodafone Albania

Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, tradita e 12 fushatave humane nga Vodafone Albania

14:23, 07/05/2019
A+ Aa A-

Për aq kohë sa numri i të prekurve nga sëmundja e talasemisë në Shqipëri, vazhdon të rritet ndjeshëm, nevojat për dhurim gjaku mbeten gjithmonë të mëdha.

Me përafërsi numërohen më shumë se 600 persona talasemikë. Fëmijët marrin një herë në tre javë një flakon (400cc) gjak. Moshat e rritura zakonisht marrin 2 flakonë gjak. Për të plotësuar nevojat e njerëzve për gjak, në vit nevojiten rreth 35,000 njësi gjaku. Në rast se ky gjak nuk sigurohet, jeta e të sëmurëve vihet në rrezik.

Për të ndihmuar në shpëtimin e këtyre jetëve, për të 12-ën herë radhazi, Vodafone Albania i përgjigjet sërish thirrjes së Kryqit të Kuq për dhurim gjaku.

Në këtë fushatë të 12-të, rreth 60 punonjës të Vodafone Albania, u bënë pjesë e këtij gjesti human, që shpëton jetë.

Image

Drejtoresha e Burimeve Njerezore në Vodafone Albania, Christina Samoulada u shpreh: ‘Tashmë Dita e Dhurimit Vullnetar të Gjakut është një traditë e punonjësve të Vodafone Albania. Në këtë viti të 12-të, numri i dhuruesve është shtuar dhe rrjedhimisht kontributi ynë ka akoma më shumë peshë. Mesazhi që duam të përçojmë tek njerëzit, ai i sensibilizimit dhe humanizmit për kë ka më shumë nevojë, vlen më shumë se dhurimi në vetvete. Uroj që shembulli ynë të jetë një thirrje dhe për kompani të tjera’. 

Komuniteti ka nevojë të sensibilizohet dhe të marrë informacionin e nevojshëm për të kontribuar ndjeshëm në ndihmë të këtyre personave.

Vodafone Albania është e ndjeshme jo vetëm ndaj këtij problemi, por edhe ndaj çdo problematike sociale të komunitetit, kështu që çdo vit kompania cakton fonde të konsiderueshme në projekte për mbështetjen sociale, projekte që zbatohen përmes Fondacionit Vodafone Albania dhe seksionit të Përgjegjshmërisë Sociale të kompanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco