Reshje shiu, shtrëngata dhe.../ Asgjë e re nga moti

Reshje shiu, shtrëngata dhe.../ Asgjë e re nga moti

23:28, 06/05/2019
A+ Aa A-

Edhe dita e martë nuk pritet të ketë ndryshime sa i përket parashikimit të motit. Reshje shiu, shtrëngata dhe rrufe.

Ky është parashikimi që bën për nesër Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Sipas IGJEUM, parashikohet që në zona të veçanta të vendit të kemi shtrëngata shiu me kohëzgjatje të shkurtër, ndërsa qarqet me reshjet më të shumta do të jenë Elbasani, Fieri, Berati dhe Vlora.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Nesër (e martë dt.07) priten reshje të dobëta (kryesisht sot pasdite).

Në qarqet Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë priten reshje lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjatë ditës së sotme ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 16 °C

në vendet e ulëta: 9 / 17 °C

në vendet malore: 3 / 11 °C

ERA

Nesër (e martë dt.07) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco