Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Java nis me shi/ Ja qarqet ku priten më shumë reshje

Java nis me shi/ Ja qarqet ku priten më shumë reshje

23:18, 05/05/2019
A+ Aa A-

Vijon moti i lagësht e me temperatura në ulje dhe në këtë fillim jave.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, edhe dita e nesërme pritet të jetë me shi në disa prej qarqeve të vendit, ndërsa në Shkodër, Lezhë, Tiranë e Elbasan, reshjet do të jenë mesatare.

Sa i përket temperaturave, ajo minimale do të shënojë 6 gradë celcius, ndërsa ajo maksimale 18 gradë.

RESHJET

Nesër (e hënë dt.06) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 15 °C

në vendet e ulëta: 12 / 18 °C

në vendet malore: 6 / 12 °C

ERA

Nesër (e hënë dt.06) pritet të fryjë erë mesatare deri e fortë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco