Shi, shtrëngata dhe rrufe/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

Shi, shtrëngata dhe rrufe/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

23:22, 04/05/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit  do të ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore të cilat do të sjellin rreshje shiu në territorin e Shqipërisë.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, dita e nesërme do të jetë me reshje shiu, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngatat apo rrufetë në zona të caktuara.

PARASHIKIMI METEO

 RESHJET

nesër (e diel dt.05) priten reshje, kryesisht sonte në mbrëmje deri nesër në mesditë. Ato do të jenë mesatare deri lokalisht intensive në gjysmën e qarqeve, ndërsa në gjysmën tjetër priten reshje intensive. Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje deri lokalisht shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

 në bregdet: 12 / 20 °C

në vendet e ulëta: 12 / 20 °C

në vendet malore: 8 / 16 °C

ERA

nesër (e diel dt.05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por pasditeve në zonën bregdetare dhe veri-lindore ajo pritet të forcohet, ku për momente do të fryjë deri e fortë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco