Në tregjet shqiptare ‘po shitet kancer’, denoncime për kimikate në produktet bujqësore

Në tregjet shqiptare ‘po shitet kancer’, denoncime për kimikate në produktet bujqësore

16:16, 03/05/2019
A+ Aa A-

Qytetarët janë në hall të madh mbi atë se cfarë duhet të konsumojnë. Kjo për shkak të përdorimit të tepërt të kimikateve në produktet ushqimore.

Hasan stafa kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit pohon se janë 18 denoncime të bëra nga qytetarët  vetëm në tre muajorin e parë të vitit 2019, bëhet fjalë kryesisht për perimet.

Zonat më problematike ku produktet bujqësore trajtohen mbi normë me hormone konsiderohen Berati, Lushnja, dhe një pjesë e Elbasanit. Për ekspertin përdrimi mbi normë i kimikateve në produktet bujqësore është provuar se shkakton kancer.

Stafa thotë se problemi qëndron në mosfunksionimin e asnjë prej strukturave shtetërore që ka detyrimin për të monitoruar sigurinë ushqimore duke nisur nga pushteti vendor. Po si mund t’i dallojmë perimet e keqtrajtuara me hormone nga ato bio?

Vetë qytetarët nuk e fshehin panikun që i kap sa herë që ndalojnë para tezgave ku tregëtohen produkte bujqësore. Disa prej tyre thonë se kanë hequr dorë nga shumë prej produkteve për të cilat ka patur denoncime të forta në media. Por sa besojnë qytetarët tek deklarata e kryeministrit Rama për ashpërsimin e kodit penal ndaj të gjithë shkaktarëve që cënojnë sigurinë ushqimore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

x03/05/2019 16:48

po pse shkojn vetem te katunaret e shkrete . pse nuk shkojn neper pularite e kto perpunusit e mishit ku bohet pula per nji muj 2 kile apo kan frike se ato i kan bosat e qeverise .

Timi03/05/2019 16:28

Para nje jave bleva qepe te njoma tek Uzina Dinamo, i pastroi gruaja dhe i futi ne frigorifer,Te nesermen, pasi nuk i konsumova te gjitha brenda dites, pashe me cudi se ishin rritur 2-3cm dhe lekurat e fletes se pare ishin care vertikalisht. I hodha te gjitha ne plehera dhe mbylla kapitullin QEPE E NJOME.Nese nuk besoni, provojeni vete.

Shto koment

Denonco