Reshje shiu dhe shtrëngata/ Maji nis me mot të paqëndrueshëm

Reshje shiu dhe shtrëngata/ Maji nis me mot të paqëndrueshëm

23:25, 30/04/2019
A+ Aa A-

Ashtu si sot, edhe nesër pritet sërish një mot i lagësht, me reshje shiu dhe temperatura që nuk i kalojnë 20 gradë celcius.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, reshjet pritet të jenë të dobëta në pjesën më të madhe të qarqeve por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore

JA PARASHIKIMI

RESHJET

Nesër (e mërkurë dt.01), reshjet pritet të jenë të dobëta në pjesën më të madhe të qarqeve por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 17 °C

në vendet e ulëta: 7 / 18 °C

në vendet malore: 1 / 12 °C

ERA

nesër (e mërkurë dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco