FOTO/ Kamza feston 23-vjetorin e qytetit, vlerësime për personalitete të letrave dhe medias

FOTO/ Kamza feston 23-vjetorin e qytetit, vlerësime për personalitete të letrave dhe medias

17:58, 30/04/2019
A+ Aa A-

Bashkia e Kamzës festoi sot 23-vjetorin e shpalljes qytet, në një aktivitet ku morën pjesë dhe u vlerësuan shumë personalitete të medias, artit, letrave, sportit, politikës etj.

Shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa u shpall “Qytetari Nderi” i qytetit të Kamzës, ndërsa nuk munguan vlerësimet edhe për portalin Syri.net dhe kryeredaktorin e tij Artan Cena.

Njoftimi i Bashkisë Kamëz:

Vlerësimi për mediat

Sigurisht për atë çfarë kanë dhënë për Kamzën, kanë pasqyruar në dritaret e tyre vlerësoi me titullin “Mirënjohja e qytetit” disa media si televizione, gazeta dhe portale. Drejtuesit dhe përfaqësuesit e mediave duke tërhequr vlerësimin, veç falënderimit në fjalën e tyre nuk shmangën pa konstatuar ndryshimet që ka pësuar Kamza ndër vite e sidomos pas vitit 2007 me kryetar Bashkie, Xhelal Mziu.

Vlerësimet rreth zhvillimeve të prekshme në Kamëz dal nga goja e disa përfaqësuesve të mediave që folën në këtë ceremoni si Rezar Xhaxhiu, Beti Njuma, Alfons Zeneli, Jetmir Olldashi, Artan Cena etj, ishin pozitive dhe si një impuls për Bashkinë dhe Kryebashkiakun për të ecur përpara për një Kamëz edhe më të zhvilluar.

Në takim folën dhe Rruzhdi Keçi, ish kryetar i bashkisë Kamëz, tashmë “Qytetar Nderi”, i cili në fjalën e tij konstatoi një sërë arritje në qytetin që dikur drejtoi dhe për këtë falënderoi kreun e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.

Jemin Gjana ishte një nga personalitetet i cili përshëndeti te gjithë qytetaret e Kamzes dhe ne veçanti kryebashkiakun Mziu për arritjet që ai ka patur gjatë këtyre viteve.

Vlerësime pati dhe për një sërë personalitetesh në fusha të ndryshme: art, kulturë, sport, të cilët i kanë dhënë jetë qytetit dhe kanë qenë aktiv në dobi të komunitetit.

Historiku

Kamza ka qenë një fushë, e cila në pjesën më të madhe të kohës ishte e përmbytur nga ujërat, si rrjedhojë ka qenë një zonë jo shumë e populluar. Para disa shekujsh, tokat e Kamzës kishin kryeqendër Prezën. Rreth viteve 1250 të erës sonë, ngulimet në zonën e Kamzës ishin rreth brigjeve të lumenjve të Tiranës e Tërkuzës, periudhë kjo në të cilën zotër të këtyre tokave ishin Tanush e KarlTopia. Në vitin 1431 del në dritë emri Kamëz. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që thirreshin kamza ulliri. Për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës u quajtën Kamza. Në vitin 1700 filluan të shtoheshin shtëpitë me fshatarë që zbrisnin nga malësitë. 

Pas Çlirimit, Kamza u formua në fillim si një ekonomi shtetërore me karakter kooperativist dhe pas reformës agrare, Kamza u bë një nga ndërmarrjet bujqësore më të mëdha në Shqipëri. Kjo ndërmarrje është njohur me emrin ndërmarrja bujqësore “Ylli i kuq” dhe shërbente si furnizuesja kryesore e kryeqytetit me prodhime të ndryshme bujqësore dhe blegtorale. Kjo periudhë vazhdoi rreth 45 vjet.

Pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, edhe Kamza pësoi ndryshime shumë të thella demokratike. Në vitin 1991, në Kamëz vendoset Komiteti i parë Pluralist, ku pushteti vendor drejtohej me balancë politike të të dyja forcave kryesore të atëhershme. Në vitin 1992, për herë të parë, si në gjithë Shqipërinë, u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike, si për pushtetin qendror dhe atë lokal. Në atë kohë në Kamëz regjistroheshin vetëm 6000 banorë. 

Më 30 prill 1996, me një vendim të Këshillit të Ministrave, Kamza ndryshon emërtimin nga komunë në bashki. Ky moment shënon edhe krijimin e institucionit Bashkia Kamëz.
 

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco