E martë me shira Rragam, Shkodër.

E martë me shira

07:19, 30/04/2019
A+ Aa A-

Ditën e martë do të mbizotërojë mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme prej orëve të mëngjesit në të gjithë vendin me intensitet të ulët e mesatar, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Më tej reshjet do të përqendrohen në veri e qendër të territorit aty ku nuk do të mungojnë në formë të izoluar shtrëngatat dhe shkarkesat elektrike. Prej mesditës moti në përmirësim.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-7m/sek, në brigjet e Adriatikut deri 10m/sek në mesditë, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2.

Temperaturat do të pësojnë rënie. Më konkretisht:
në zonat malore 6°C deri në 17°C
në zonat e ulëta 8°C deri në 21°C
në zonat bregdetare 10°C deri në 23°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco