SHMU: Nga e hëna në të premte, ja si do të jetë moti në Shqipëri!

SHMU: Nga e hëna në të premte, ja si do të jetë moti në Shqipëri!

09:41, 29/04/2019
A+ Aa A-

Shërbimi Meterologjik Ushtarak nëpërmjet një përmbledhje të shkurtër, duke nisur nga sot ditë e Hënë, paralajmëron se si do të jetë moti në të gjithë vendin gjatë 5 ditëve në vijim. Sipas SHMU, ditën e sotme vendi do të karakterizohet nga moti me alternime kthjellimesh dhe vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në kohë afatshkurtër deri mesatar. Dita e Martë pritet të ketë sasinë më të lartë të reshjeve, ku pritet të dominoj moti i vranët si dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Përgjatë ditëve të tjera reshjet do të jenë kryesisht të dobëta, por lokalisht në orët e mesditës në zonat kodrinore dhe malore do të zhvillohen vranësirat vertikale dhe reshjet do të jenë në kohë afatshkurtër në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Zona e Qendrës dhe kryesisht ajo e Veriut do të jenë ato që do të preken më së shumti nga reshjet e shiut ndërsa zona e jugut, do të ketë më tepër kthjellime dhe reshje shiu lokale në formë pikash.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të freskëta tre ditët e para të javës pritet të kenë një rënie të temperaturave në të dyja vlerat dhe gradualisht, prej ditës së Enjte rritje graduale si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale. Era do të fryjë e qetë deri mesatare 1-10m/s me drejtim kryesor nga kuadrati i Jugut me përjashtim ditën e Premte, ku pritet erë intensive me shpejtësi 18-25m/s përsëri me drejtim nga kuadrati i Jugut.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco