Raporti 2019/ 84% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, dominojnë të rinjtë dhe femrat

Raporti 2019/ 84% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, dominojnë të rinjtë dhe femrat

17:20, 26/04/2019
A+ Aa A-

Numri i shqiptarëve që duan të largohen nga vendi mbetet në trend rritës. Krahasuar me të dhënat e vitit 2018, ku rreth 79% e të rinjve donin të largoheshin, kësaj here shifrat janë rritur akoma më tepër duke shkuar në 84%.

Kësaj here janë gratë dhe vajzat ato që duan më tepër të largohen. Por, shqetësues mbetet fakti se rreth 90% e personave që janë deportuar më parë nga vendet e huaja, dëshirojnë sërish të ikin nga Shqipëria.

"Mosha që kryeson këtë studim është nga 25-35 vjeç me 36.83% dhe ndiqet nga mosha 18-25 vjeç. Zonat urbane kanë përfaqësim më të madh me 65.1% dhe 34.9% i përkasin zonave rurale", shprehen studiuesit e raportit.

Sipas sociologëve, kjo dëshirë e largimit të vendasve sjell rrezikun që Shqipëria të mbetet pa shqiptarë.

“Në një të ardhme jo shumë të largët, Shqipëria do të shpopullohet nga shqiptarët. Duke qenë vend shumë i mirë, shumë i pasur, me një klimë të mrekullueshme, ky vend do të popullohet nga të tjerët”, shprehet sociologu Zyhdi Dervishi.

Sipas raporteve ndërkombëtarë, Shqipëria ka normën më e lartë në botë për dëshirën e të rinjve për t’u larguar, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura.

Ndër vendet e rajonit, shifra e dytë më e madhe vihet re në Bosnje-Hercegovinë, me 62%, e më pas Maqedonia me 51%, ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi, pjesa e të rinjve që duan të largohen është më e ulët se 50%.

Kronika e Ora News:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco