FOTO/ Numri i popullsisë shqiptare ndër vite ka pësuar rënie të konsiderueshme

FOTO/ Numri i popullsisë shqiptare ndër vite ka pësuar rënie të konsiderueshme

14:33, 26/04/2019
A+ Aa A-

Duket se ndër vite popullsia në Shqipëri ka pësuar rënie të konsiderueshme.

Edhe pse mund të tingëllojë e habitshme në vitet 1990 është regjistruar numri më i lartë i popullsisë në vend.

Dhe deri në këtë vit popullsia ka ardhur vazhdimisht në rritje ndërsa prej vitit 1990 dhe deri më sot numri i popullsisë shqiptare ka pësuar vazhdimisht rënie.

Momentalisht numri i popullsisë së regjistruar në Shqipëri rezulton në 2,937,691 banorë, krahasuar me 3,281,454 që janë regjistruar në vitin 1990.

67.3% e popullsisë është regjistruar në qytet me një shifër prej: 1,976,130 banorësh.

Dhe mosha mesatare e popullsisë shqiptare momentalisht është 36.6 vjet ndërkohë që sipas statistikave parashikohet që në vitin 2050, mosha mesatare e popullsisë të shkojë në afërsisht 50 vjet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco