Shqipëri-Itali, firmoset binjakëzimi i Kamzës dhe Castenaso-s

Shqipëri-Itali, firmoset binjakëzimi i Kamzës dhe Castenaso-s

13:13, 26/04/2019
A+ Aa A-

Vazhdon binjakëzimi i Bashkisë Kamëz me njësi vendore të vendeve të Bashkimit Europian.

Sot kryebashkiaku Xhelal Mziu në zyrën e tij, ka firmosur marrëveshjen e binjakëzimit me kryetarin e Komunës Castenaso-s, Stefano Sermenghi.

Firmosja e kësaj marrëveshje ka ardhur pas disa vizitave reciproke mes dy drejtuesve të njësive vendore dhe shkëmbimit të eksperiencës mes administratave.

Në marrëveshjen e firmosur mes Mziu dhe Sermenghi thuhet se: -’Autoritetet  e Castenaso-s (Itali) dhe Kamëz (Shqipëri), duke njohur mundësinë, në interes të përbashkët, për të zhvilluar shkëmbime ndërmjet dy Administratave, me qëllim të rritjes së sektorëve të ndryshëm, duke pranuar se marrëdhëniet e binjakëzimit janë një element themelor për një njohje më të mirë midis popujve, kontribuojnë në forcimin e miqësisë dhe paqes, si dhe ndërtimin efektiv të një Evrope për qytetarët;   të bindur se bashkëpunimi i ngushtë duhet të përkthehet në përfitime për të dy popujt; pranojnë që; Komuna e Castenasos dhe Bashkia Kamëz nënshkruajnë këtë Marrëveshje Binjakëzimi me qëllim që të ndjekin progresin, zhvillimin dhe mirëqenien e të dy komuniteteve, të bashkuar në një dëshirë të ndërsjellë për marrëdhënie reciproke të shkëmbimit, njohurisë dhe bashkëpunimit të frytshëm’.

Image

Ndër të tjera në marrëveshje theksohet se: ‘Ne synojmë të përforcojmë tek qytetarët e dy qyteteve idenë e përkatësisë së identitetit unik evropian, si një kontribut që synon arritjen e qëllimit të paqes dhe lirisë’.  Njësitë vendore angazhohen të promovojnë çdo lloj marrëdhënie shoqërore, ekonomike, sociale, kulturore, sportive, turistik, arsimore. Në marrëveshje specifikohet organizimit i konferencave të ndërsjelta, takime dhe vizita shkëmbimi mes nxënësve të shkollave përkatëse, në marrëdhënie të ngushtë me institucionet arsimore si dhe mundësi shkëmbimi njohurish dhe studime për adoleshentët dhe të rinjtë, duke mbështetur aktivitetin e shoqatave rinore dhe kulturore, ekspozita të veprave të artit, iniciativa popullore që i referohen traditave të të dy komuniteteve.

Në sferën ekonomike dy njësitë vendore angazhohen për takime mes shoqatave të profesionistëve, biznesit, si dhe do të promovojmë iniciativat e turizmit me programe udhëtimi dhe vizitë turistike në qytetet dhe territoret përkatëse më të mëdha ku janë integruar, realizimin e programe në lidhje me festivalet tradicionale dhe ngjarjet kulturore, shkëmbimet e festivaleve folklorike tradicionale dhe shkëmbimeve në traditat gastronomike dhe enologjike, si dimensione autentike të kulturës dhe traditave të të dy vendeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco