Fundjava pritet e nxehtë, po fillimi i majit kthen dimrin  Ulëz, prill 2019

Fundjava pritet e nxehtë, po fillimi i majit kthen dimrin

07:19, 26/04/2019
A+ Aa A-

Temperaturat e nxehta që kanë përfshirë vendin këtë javë do t‘i kemi prezente deri të shtunën. Fundjava do të sjellë ulje të lehta të temperaturave ndërkohë që meteorologët këshillojnë mbajtjen e rrobave të dimrit në garderobë edhe për ditët e para të majit, kur temeperaturat do të bien deri në 15 gradë.

Meteorologia Rezarta Xhakollari thotë se gjatë këtyre ditëve të ngrohta temperaturat do jenë mbi 31 gradë celsius në Tiranë ndërsa në Elbasan do shkojnë deri në 35 gradë.

Xhupat do ti riveshim sërish në fillim të mMajit, pasi temeperaturat do të ulen deri në 15 gradë dhe moti do të alternohet edhe me reshje të lehta në disa vende.

Nga luhatjet e ndjeshme të temperaturave duhet të bërë kujdes me shëndetin pasi kjo është periudha me delikate e për infeksione të rrugëve të sipërme të frymarrjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco