13-vjeçarja shqiptare, që po i fiton vetë paratë për kurimin e kushtueshëm

13-vjeçarja shqiptare, që po i fiton vetë paratë për kurimin e kushtueshëm

13:40, 25/04/2019
A+ Aa A-

Yllka Leti nga Prishtina përmes talentit për artin, po ndihmon familjen për blerjen e barërave për sëmundjen që ka. Ajo vuan nga Fibroza Cistike (sëmundje që prek organet e brendshme). Terapia e saj është shumë e kushtueshme. Madje, medikamentet për këtë sëmundje nuk gjenden në Kosovë.

Duke qenë se barërat për terapinë e saj janë me kosto të lartë, Yllka me propozimin e mësueses së saj, Valbonës ka vendosur t’i shesë pikturat që bën dhe në këtë mënyrë të ndihmojë familjen për blerjen e terapisë. Yllka ka rrëfyer për Insajderin, se sëmundja e saj është e kushtueshme dhe se po ndjehet mirë që po ndihmon familjen me aftësinë e saj për pikturën.

“Profesoresha Valbonë i ka parë aftësitë e mija dhe i ka lindur ideja që unë t'i shes pikturat e mia për të ndihmuar në blerjen e barnave dhe kështu deri sot nuk do të kisha mundur t'ia dilja dot pa ndihmesën e profesoreshës”, ka thënë Yllka.

Ajo ka treguar se çdo ditë duhet të bëjë ushtrimet, terapinë t’a përdorë pesë herë në ditë e pastaj të merret edhe me hobin e saj – pikturën.

“Çdo ditë unë duhet të bëj ushtrimet e mia, të cilat më janë bërë rutinë. Si fillim, çdo mëngjes duhet të bëj frymëmarrjen; pastaj ushtrimet, pas ushtrimeve kam shkollën, por pas shkollës mundohem të bëj pikturat që zgjasin afro dy ditë dhe më pas pi barnat e mia, si kreonat, adexin” , u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco