Konkurs për shkencëtarët e rinj shqiptarë në Gjermani, 'Green Talents 2019'

Konkurs për shkencëtarët e rinj shqiptarë në Gjermani, 'Green Talents 2019'

11:18, 25/04/2019
A+ Aa A-

Shkencëtarë të rinj shqiptarë nga fusha e zhvillimit të qëndrueshëm, të cilët kanë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, mund të aplikojnë deri në datën 22 maj për konkursin „Green Talents – International Forum for High-Potentials in Sustainable Development“.

Kështu njoftoi sot ambasada gjermane në Tiranë.

25 fituesit do të ftohen fillimisht të marrin pjesë në një forum shkencor dyjavor në Gjermani, në kuadër të së cilit do të mund të krijojnë ndër të tjera një panoramë rreth mjedisit kërkimor gjerman dhe do të zhvillojnë biseda të veçanta me ekspertë gjermanë. Ky udhëtim do të vendosë themelin për pjesën e dytë të çmimit: një qëndrim shkencor deri në tre muaj në Gjermani, i financuar plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco