Dita e dytë e Pashkëve, E Hëna e Engjëllit

Dita e dytë e Pashkëve, E Hëna e Engjëllit

12:55, 22/04/2019
A+ Aa A-

Sot është dita e dytë e Pashkëve, dita e dytë e Ngjalljes së Krishtit, e Hëna e Engjëllit.

Po pse dita e parë pas Pashkëve quhet ‘e Hëna e Engjëllit’?

Ditën e Hënë të Engjëllit,  siç quhet dita dytë e Pashkëve t? Krishtit t? Gjall?, po ndalemi te domethënia e fjalës ‘Aleluja’, brohori që jehoi përsëri në Kishë në Natën e Pashkëve, pas ditëve të gjata të Krezhmëve. ‘Aleluja’, fjalë hebraike e njohur universalisht do të thotë ‘Lavdërojeni Zotin’. E në ditët e kohës së Pashkëve, kjo ftesë për lavdërim kalon nga goja në gojë, nga zemra në zemër.

Jehon përsëri kështu  duke u nisur nga një ngjarje krejt e re: nga vdekja e ngjallja e Jezus Krishtit. Aleluja lulëzoi në zemrat e nxënësve e nxënëseve të para të Jezusit, ditën e Pashkëve në Jeruzalem.

E në këtë kohë shpirtërore e liturgjike të Pashkëve, në mesditë, të krishterë lusin uratën që zë vendin e lutjes së Engjëllit të Tënzot, është fjala për antifonën mariane të Mbretëreshës Qiellore. Teksti, krejt i shkurtër, ka formën e një kumtimi: është si një lajm i ri që i vjen Marisë, të cilin këtë herë nuk e sjell Engjëlli, por të krishterët, që e ftojnë të gëzohet, sepse i Biri Jezus, që e mbajti në prehër, u ngjall, ashtu siç kishte premtuar. 

Në të vërtetë, ‘gëzohu’ ishte fjala e parë që i drejtoi Marisë Lajmëtari (Engjëlli) qiellor në Nazaret. E kishte këtë kuptim: ‘Gëzohu, o Mari, sepse Biri i Hyjit është duke u bërë njeri në Ty! . E tani, në Kohën e Ngjalljes, pas dramës së Mundimeve, jehon përsëri ftesa për t’u gëzuar: Gaude et l?tare, Virgo Maria, alleluia, quia surrexit Dominus vere, alleluia” – Gëzohu e ngazëllehu, o Virgjër Mari, aleluja, sepse Zoti vërtetë u ngjall, aleluia!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco