Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Myslimanët e Shqipërisë, mesazh ngushëllimi popullit të Sri Lankës

Myslimanët e Shqipërisë, mesazh ngushëllimi popullit të Sri Lankës

08:37, 22/04/2019
A+ Aa A-

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon ashpër sulmin terrorist të ndodhur në tri kisha dhe disa hotele në Sri Lanka, ku autoritetet raportojnë mbi 200 të vdekur dhe 400 të lënduar.

Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar ndaj kishave, hoteleve dhe besimtarëve katolik, të cilët po kremtonin Pashkët, duke shprehur bindjen se terrori nuk ka fe e atdhe dhe me ligësinë e tij ai godet pabesisht.

Në këto momente dhimbjeje dhe trishtimi shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe për të gjithë vëllezërit tanë të krishterë.

Kjo masakër dhe ky akt është një nëpërkëmbje arrogante ndaj çdo vlere njerëzore dhe një sulm i ulët e i dënueshëm nga çdo normë morale, fetare e universale.

Terrori nuk mund të jetë kurrë pjesë e ndonjë arritjeje apo shpëtimi, terrori nuk prodhon veçse kaos e ligësi. Ai merr jetë njerëzish të pafajshëm dhe është një goditje kundër vlerave demokratike universale dhe vlerave njerëzore.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i shpreh edhe një herë ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe mbarë popullit të Sri Lankës, si dhe i uron shërim të shpejtë të lënduarve.

Ne bashkohemi me dhimbjen e tyre dhe i lutemi Zotit që ngjarje të tilla të mospërsëriten si dhe të gjithë terroristët dhe mbështetësit e tyre të marrin dënimin e merituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco