Kujdes! Mot i keq dhe det i tërbuar/ Ja njoftimi i rëndësishëm i Drejtorisë Detare

Kujdes! Mot i keq dhe det i tërbuar/ Ja njoftimi i rëndësishëm i Drejtorisë Detare

22:23, 21/04/2019
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se duke nisur që mbrëmjen e sotme pritet përkeqim i kushteve atmosferike!

Sipas njoftimit të DPD-së, bëhet e ditur se moti do të përkeqësohet në datat 22-23 prill.

Bregdeti ynë do të përfshihet nga era të forta me drejtim jug-lindje, ndërsa forca e detit do të jetë 7 ballë..

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon bashkëpunimin e të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco