Parashikimi/ Ja çfarë ndodh me motin ditën e sotme

Parashikimi/ Ja çfarë ndodh me motin ditën e sotme

08:21, 20/04/2019
A+ Aa A-

Moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në Shqipëri.

Ndërsa pasditja sjell kalime vranësirash nëpër territor, më të theksuara në zonat verilindore-juglindore. Parashikohet që edhe gjatë orëve të natës të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish, ku vlerat minimale luhaten nga 6°C në zonat malore deri në 14°C në zonat e ulëta, ndërsa maksimumi në rang territori 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, deri e fortë në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco