Mos dilni pa çadër/ Si do të jetë moti nesër

Mos dilni pa çadër/ Si do të jetë moti nesër

23:30, 16/04/2019
A+ Aa A-

Vijon prej ditësh moti me reshje në të gjithë territorin e vendit, mot i cili parashikohet të jetë i njëjtë edhe ditën e nesërme.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, priten reshje të dobëta në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në zona të veçanta të ketë shtrëngata shiu dhe breshër.

Sa i përket temperaturave, maksimalja parashikohet të jetë 18 gradë celsius, ndërsa ajo minimale 2 gradë celsius, në zonat malore.

RESHJET

Nesër (e mërkurë dt.17) priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në RASTE SHUMË TË RRALLA reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 17 °C

në vendet e ulëta: 8 /18 °C

në vendet malore: 2 / 13 °C

ERA

Nesër (e mërkurë dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco