Si do jetë moti orët e pasdites dhe ditën e nesërme? Nga reshjet e shiut e deri te …

Si do jetë moti orët e pasdites dhe ditën e nesërme? Nga reshjet e shiut e deri te …

15:43, 14/04/2019

Gjatë orëve të pasdites reshjet e shiut do të pushtojnë pjesën më të madhe të territorit.

Por ekspertët parashikojnë që në disa, sidomos në zonat malore, këto reshje të jenë në formë shtrëngatash më kohëzgjatje të shkurtër.

Ja të dhënat complete si dhe tabelat përkatëse rreth parashikimit të motit  

RESHJET
Sot pasdite (e diel dt.14) dhe nesër (e hënë dt.15) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 18 °C
në vendet e ulëta: 10 /18 °C
në vendet malore: 3 / 13 °C

ERA
Sot pasdite (e diel dt.14) dhe nesër (e hënë dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore veriore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco