KUJDES! Shi, breshër dhe.../ Ja çfarë pritet nga moti nesër

KUJDES! Shi, breshër dhe.../ Ja çfarë pritet nga moti nesër

23:10, 13/04/2019

Nëse mendoni se e diela do të jetë me diell dhe e denjë për një piknik me familjen, gaboheni! Ashtu siç ka ndodhur ditët e fundit, edhe dita e nesërme pritet të jetë me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nuk përjashtohet mundësia që në zona të caktuara të ketë edhe rebeshe shiu dhe breshër.

RESHJET

nesër (e diel dt.14) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

 në bregdet: 10 / 15 °C

në vendet e ulëta: 9 /16 °C

në vendet malore: 3 / 11 °C

ERA

nesër (e diel dt.14) ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment