Credins dhuron inkubatorë për Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’

Credins dhuron inkubatorë për Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’

15:40, 13/04/2019

Credins Bank, partnere e institucioneve publike dhe jopublike, ka dhuruar inkubatorë për foshnjat e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’

Monika Milo, zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Credins Bank, së bashku me zv. Ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ishin të pranishme në Spitalin Universitar Opsetrik Gjinekologjik ‘Koco Gliozheni’ në të cilin, Credins Bank dhuroi inkubatorë për foshnjat e këtij materniteti.

Credins Bank, në mbështetje të objektivit 9 të vendosur nga Kombet e Bashkuara, ka investuar dhe zhvilluar politika për mbështetjen me financim të projekteve në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve jetësore.

Image

Në këtë mënyrë, Credins investon në zhvillimin e një infrastrukture cilësore, duke i bërë këto instutucione të besueshme, të qëndrueshme dhe efikase në shfrytëzimin e burimeve dhe përdorim më të madh të teknologjive.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment