E dhimbshme/ Shikoni ku përfundon djersa dhe mundi i fermerëve shqiptarë

E dhimbshme/ Shikoni ku përfundon djersa dhe mundi i fermerëve shqiptarë

14:27, 13/04/2019

Mollët e fermerëve të Mancurishtit përfunduan në lumë. Në shenjë revolte, një pjesë të prodhimit të mbetur stok, fermerët ja hodhën rrjedhës së Devollit. Qindra kuintale të tjerë, po kalben nëpër magazina.

Fermer, Mançurisht: “Kemi plot në magazinë, janë dhe 43-40 kuintalë të tjera”.

Superprodhimi nga njëra anë dhe futja e produktit nga jashtë nga ana tjetër, çoi drejt falimentimit fermerët e Devollit, të cilët nuk kanë mundur të shesin as nën kosto.

Edhe ata që e kanë çuar prodhimin në frigoriferë, nuk janë të sigurt, se mund të shitet. Industria agro-përpunuese, nuk ka shprehur interes, për ta grumbulluar si lëndë të parë.

Fermer, Mançurisht: “Dhe nuk dihet edhe sa do hidhen, edhe dhjetra kuintalë”.

As ulja e çmimit vetëm disa qindarka, nuk po i shpëton fermerët nga kjo situatë, që bëhet shqetësuese vit pas viti dhe nuk gjen zgjidhje.

Fermer, Mançurisht: “Sipas shenjave do hidhen të gjitha nuk ka treg”.

Pa asnjë mundësi për ta shitur prodhimin e mbetur, ata kanë provuar të ndryshojnë varietetet e mollës, me shpresë, që do kenë treg.

Në të kundërt, ashtu si fermerët e Korçës edhe ata të Devollit, do të shkojnë drejt prerjes së pemëtorëve. /abcnews.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment