Skandaloze! Gjysma e mësuesve ngelës në Provimin e Shtetit

Skandaloze! Gjysma e mësuesve ngelës në Provimin e Shtetit

21:46, 12/04/2019

Gjysma e kandidatëve me arsim të lartë që duan të marrin të drejtën e mësimdhënies kanë rezultuar ngelësa në Provimin e Shtetit.

Mësohet se rezultatet kanë qenë skandaloze, ku asnjëri prej kaluesve nuk ka mundur të fitojë pikët maksimale në provim.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka raportuar se vetëm 49.6% e kanë kaluar provimin, ndërsa pjesa tjetër duhet t’i nënshtrohet sërish testimit kundrejt një pagese.

Mësuesit në pension shprehen se kjo është një këmbanë alarmi për të cilën duhet të merrem masa të menjëhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment