Mos dilni pa çadër/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

Mos dilni pa çadër/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

23:27, 11/04/2019

Edhe dita e nesërme, ashtu si sot, parashikohet të ketë mot të lagësht, me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në disa qarqe të vendit priten reshje mbi mesataren, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e shtrëngatave në zonat malore.

Sa i përket temperaturave, maksimalja pritet të arrihet në vendet e ulëta, 15 gradë celsius, ndërsa minimalja 4 gradë në zonat malore.

RESHJET

nesër (e premte dt.12) priten reshje në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 17 °C

në vendet e ulëta: 8 /15 °C

në vendet malore: 4 / 13 °C

ERA

nesër (e premte dt.12) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment