Reshje shiu dhe shtrëngata, çfarë parashikohet të ndodhë nesër?

Reshje shiu dhe shtrëngata, çfarë parashikohet të ndodhë nesër?

22:56, 03/04/2019
A+ Aa A-

Dita e nesërme pritet të karakterizohet nga një mot kryesisht i ngrohtë, por ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut në disa qarqe të vendit.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan, Tiranë dhe Korçë. Vetëm në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore

RESHJET

Nesër (e enjte dt.04) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan, Tiranë dhe Korçë. Vetëm në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në Jug.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

bregdet: 10 / 19 °C

në vendet e ulëta: 9 / 20 °C

në vendet malore: 2 / 14 °C

ERA

nesër (e enjte dt.04) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco