Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Shëndetësi falas?! Në QSUT mungon ilaçi që mban jetë në sëmurët me transplant veshkash

VIDEO/ Shëndetësi falas?! Në QSUT mungon ilaçi që mban jetë në sëmurët me transplant veshkash

20:33, 02/04/2019
A+ Aa A-

Emisioni BOOM ka denoncuar sot mungesën e një medikamenti për pacientët që kanë kryer transplantin e vëshkës.

Prej disa kohësh në QSUT mungon medikamenti Ciklosporinë, i cili merret falas për të gjithë pacientët që kanë kryer transplantin e veshkës.

Ky ilaç shërben për mirë funksionimin e veshkës dhe duhet të përdoret çdo ditë nga personat që kanë kryer transplant, në të kundërt ato mund të përballen me probleme serioze deri në humbjen e veshkës. Mungesa e këtij medikamenti po i detyron pacientët që të marrin një tjetër ilaç në farmacinë e QSUT por përkundrejt pagesës.

“Kam 16 vite që kam kryer transplantin e veshkës dhe që atëherë e kam të domosdoshme përdorimin e ilaçit Ciklosporinë.Vij te farmacia e QSUT-së, më thonë që nuk ka, presim të vij furnizimi. U detyrova të blej me lekë ilaçin tjetër që e zëvendëson , por unë jam pensionist ku ti gjej leket ndërkohë që duhet ta marr falas. Nëse nuk e përdor mund të më thahet veshka e transplantuar , kështu që jam i detyruar ta blej.Më ka kushtuar 50 mijë euro transplanti i veshkës, dhe nuk mund ta humb për këtë ilaç”, tregon qytetari.

Rasti i plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco