FOTO/ Moti, edhe sot shijojeni diellin ...

FOTO/ Moti, edhe sot shijojeni diellin ...

13:50, 02/04/2019
A+ Aa A-

Edhe dita e sotme do të jetë me diell dhe me temperatura të larta.

Por që orët e mbrëmjen pritet të bien temperaturat, ndërsa nga dita e nesërme do të rikthehen reshjet e shiut.

Temperaturat do të ule aq shumë sa në male mund të bjerë edhe dëborë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Reshjet

Sot pasdite priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Vlorë. Nesër priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Vetëm në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në Jug.

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 17 °C

në vendet e ulëta: 9 / 17 °C

në vendet malore: 3 / 14 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër qarqet Shkodër, Elbasan, Dibër, Kukës, Durrës, Tiranë, Lezhë, Fier dhe Berat pritet që të jenë përsëri në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut, ndërsa qarqet e tjera pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’ (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarku Korçë pritet të jetë në rrezik ‘i moderuar’ vetëm n? zona t? lokalizuara (Per?ndim).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco