KMSH: Sonte, nata e mirë e Israsë dhe Miraxhit

KMSH: Sonte, nata e mirë e Israsë dhe Miraxhit

13:33, 02/04/2019
A+ Aa A-

Sot më 2 prill, është nata e mirë e Israsë dhe Miraxhit, njofton Komuniteti Mysliman Shqiptar. Netët e mira janë netë të begata nga ana ideore dhe shpirtërore, ku dhuntitë dhe dhuratat hyjnore shfaqen në sasinë më të madhe.

Në fund të periudhës njëmbëdhjetëvjeçare të pejgamberisë në Mekë, në vitin 621 dhe, sipas pikëpamjes së pranuar, natën e njëzetegjashtë që lidh natën e njëzeteshtatë të muajit Rexheb, Muhamedi,  me urdhrin e ardhur nga Allahu i Lartë, është dërguar natën nga Mesxhidi Harami, që i themi “Qabe” e që ndodhet në qytetin e Mekës, në Mesxhidi Aksa në Kuds (Jerusalem). 

Ky dërgim quhet “Isra” që do të thotë “udhëtim natën”. Dhe prej këtu, është ngjitur në qiell, në mjedise të larta hyjnore duke parë shumë shenja e argumente që tregojnë fuqinë dhe madhështinë e të Vërtetit.

Kjo ngjitje apo lartësim quhet “Miraxh” dhe i gjithi ky udhëtim është bërë me trup dhe me shpirt nga Profeti. Këtë specifikë e bën të qartë në Kuran ajeti i parë i kapitullit “Isra”:

Si mund të kapërcehen distanca mijëra vjeçare brenda pak minutave?

Sipas KMSH, tregohet se Profeti Muhamed në ndodhitë e Israsë dhe Miraxhit për një kohë shumë të shkurtër ka kapërcyer një distancë shumë të madhe. A mund të pranohet kjo logjikisht?

Përgjigje: Lëvizjet janë nga më të shumëllojshmet për Allahun. Për shembull, dihet se sa të ndryshme janë shpejtësitë e zërit, dritës, elektricitetit, shpirtit dhe imagjinatës me njëra-tjetrën. Shkencërisht ne jemi të informuar edhe për shpejtësitë e yjeve, për të cilët mendja jonë mbetet e shtangur.

Atëherë, përse të na vijë çudi kur trupi i Pejgamberit, t’i përshtatet shpejtësisë së shpirtit të tij mjaft të shpejtë gjatë natës së Miraxhit?

Njeriut mund t’i vijnë ndër mend një mori gjërash në ëndërr, që mund t’i jetojë brenda një viti. Për më tepër, njeriu sheh dhe dëgjon aq shumë gjëra në një ëndërr saqë kur i mbledh dhe i thotë ato i duhet një ditë e tërë, ndoshta edhe më tepër. Kjo do të thotë se e njëjta kohë e krahasuar sipas dy personave të ndryshëm, herë duket sa një ditë, herë duket sa një vit i tërë. Përfundimisht, është e mundur të pranosh logjikisht se vetëm për disa minuta mund të kalohet një distancë mijëravjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco