Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Tungjatjeta jetë - Programi social i World Vision nis edhe në Dibër

Tungjatjeta jetë - Programi social i World Vision nis edhe në Dibër

12:24, 02/04/2019
A+ Aa A-

Nis në Dibër programi social “Tungjatjeta Jetë” i World Vision.  36 fëmijë me aftësi të kufizuara në zonën e Peshkopisë, Maqellarës, Tominit dhe Kastriotit do të marrin shërbime të specializuara në banesat e tyre, ashtu sikurse edhe në Librazhd.

    World Vision Shqipëri dhe Kosovë nënshkoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashkinë Dibër për zbatimin e programit social “Tungjatjeta Jetë”.

    “Çdo bashki duhet të përfshijë këto plane lokale sociale në buxhetin vjetor. Është detyra e pushtetit vendor të planifikojë, të buxhetojë dhe të ofrojë shërbimet e specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara. Tungjatjeta...Jetë është programi i parë dhe, deri tani, i vetmi në Shqipëri që ofron shërbime terapeutike të asistencës shtëpiake për 72 fëmijë me aftësi të kufizuar, në Librazhd dhe në Dibër” - tha Eljona Boçe Elmazi, Drejtoresha e Ballkanit Perëndimor në World Vision.

    Studimi i prevalencës së aftësisë së kufizuar tregoi se 14.6% e fëmijëve 2-17 vjeç në Bashkinë Dibër rezultojnë me aftësi të kufizuar.

    Ekipi i përbërë nga një punonjës social, një psikolog, një fizioterapist dhe një logopedist do të hartojë dhe zbatojë një Plan Zhvillimi Individual në bazë të nevojave të secilit prej 36 fëmijëve dhe famijarëve të tyre në zonën e Dibrës.

    Dibra është bashkia e dytë në Shqipëri që do të zbatojë këtë model ndërhyrjeje dhe do të përfshijë ekipin Tungjatjeta në organigramën e saj.

    1 vit më parë - Tungjatjeta Jetë nisi në Librazhd

    Përmirësimet shëndetësore janë të dukshme tek secili prej 36 fëmijëve që janë pjesë e programit.

    Image

    Altini është një prej tyre. Ai është diagnostikuar me paralizë celebrale. Njërën anë të trupit nuk mundej ta lëvizte pothuajse fare.Këmbën e majtë e zvarriste, ndjehej i pasigurtë e rrëzohej shpesh… Me dorën e majtë nuk arrinte të kapte dot asgjë…Manushaqja, e ëma, e shtronte shtëpinë cep më cep me qilima që djali të mos vritej nëse rrëzohej.

    Tani gjërat kanë ndryshuar.“Ne si prindër, na mbushet shpirti plot, kur shohim se falë fizioterapisë Altini arrin të bëjë gjëra që më parë i kishte të pamundura”- tregon Manushqja.

    Si mund të bashkoheni?

    #Dhuro: www.tungjatjeta.al / www.worldvision.al

    Raiffeisen Bank
    Numër llogarie: 00 3088 0359
    IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
    SWIFT: SGSBALTX
    Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro
    Paypal: https://www.tungjatjeta.al/paguaj-me-paypal
     

    Ose 

    Në kutitë e dhurimit në hipermarketet Interspar në TEG e QTU dhe market Spar; dyqanet Jumbo dhe Aeroportin Nënë Tereza.

    5 lekë për çdo shishe që do të blini dhurohet për fëmijët me aftësi të kufizuara në zonat e thella të vendit. 

    *Ky material u publikua me mbështetjen e Balfin Group.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco