Çfarë rezervon moti për nesër, ja qarqet ku priten reshje shiu

Çfarë rezervon moti për nesër, ja qarqet ku priten reshje shiu

22:52, 01/04/2019
A+ Aa A-

Çfarë do të ndodhë me motin ditën e neserme, 2 prill 2019?

Ja si paraqiten të dhënat sinoptike sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

RESHJET

Sot pasdite (e hënë dt.1) nuk priten reshje. Nesër pasdite (e martë dt.02) priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Vetëm në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në Jug.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 17 °C

në vendet e ulëta: 8 / 22 °C

në vendet malore: 3 / 17 °C

ERA

Nesër (e martë dt.02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco