VIDEO/ Histori e dhimbshme! Nëna e 10 fëmijëve e pangrënë dhe këmbëzbathur mes varfërisë

VIDEO/ Histori e dhimbshme! Nëna e 10 fëmijëve e pangrënë dhe këmbëzbathur mes varfërisë

20:54, 28/03/2019
A+ Aa A-

Herë e ngrënë dhe shumë herë pa ngrënë. Në një shtëpi të rrënuar ku ndjehet edhe i ftohti edhe i ngrohti, një 68 vjeçare në Rusan të Delvinës po jeton ditët e saj më të vështira.

Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe dy djemve, 8 fëmijët e tjerë e shohin rrallë, duke e lënë këmbëzbathur dhe mes vuajtjeve që i sjell skamja.

"Jetoj vetëm këtu", ka thënë ajo për mikrofonin e Ora News. "Qëparë hëngra një çikë bukë me dy ullinj", vijon ajo rrëfimin rrëneqethës.

8 fëmijët e tjerë, për pamundësi apo arsye që nëna 68-vjeçare i shmang nuk e vizitojnë shpesh.

Me 6 mijë lekë pension, ajo shlyen kredinë e mbetur të njërit prej djemve. Ajo që mbetet nuk i mjafton as për ilaçe.

Për bukë e ujë, mendojnë fqinjët, ose kjo nënë duhet të flejë në shtëpi pa ngrënë.

 Këmbët e zbathura tregojnë skamjen, ndërsa patericat pamundësinë fizike.

Katër vjet më parë thotë se ka thyer këmbën, dhe operacionin nuk e paguante dot.

Ja rrëfimi për Ora News:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco