FOTO/ Bëhuni gati, moti ndryshon në mënyrë drastike

FOTO/ Bëhuni gati, moti ndryshon në mënyrë drastike

16:22, 26/03/2019
A+ Aa A-

Që nga mesdita e sotme moti pritet që të ndryshojë, duke sjellë ulje të temperaturave dhe reshje shiu.

Sipas parashikimit të bërë, pasditen e sotme dhe nesër priten reshje shiu në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhme.

 

Image

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta të karakterit lokal, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Temperaturat

Nesër  temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 18 °C

në vendet e ulëta: 9 / 20 °C

në vendet malore: 3 / 12 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë, por deri mesatare në orët e pasdites, madje në Veri, për momente të shkurtra, deri e fortë.

Rreziku nga zjarret

Sot pasdite dhe nesër qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Berat pritet që të jenë përsëri në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut, ndërsa qarqet e tjera pritet të jenë në nivelet ‘i ulët’, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Në disa qarqe pritet rrezik ‘i moderuar’ në zona të lokalizuara, konkretisht qarqet: Elbasan (Perëndim), Dibër (Lindje), Kukës (Qendër), Shkodër (Jug), Lezhë (Perëndim), Korçë (Lindje dhe Perëndim).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco