Ndodh në Shqipëri/ Drejtori i Spitalit me Bachelor shkarkon zëdhënësin me Master

Ndodh në Shqipëri/ Drejtori i Spitalit me Bachelor shkarkon zëdhënësin me Master

20:00, 25/03/2019
A+ Aa A-

Emisioni investigativ "BOOM" në Ora News ka publikuar një rast nga Spitali i Bajram Currit. Rezart Hysaj, i cili ka punuar në spitalin e Bajram Currit si specialist i Marrëdhënieve me Publikun është shkarkuar nga puna në prill të vitit 2018 me arsyetimin për performancë të dobët.

Sipas tij, shkarkimi i tij është i padrejtë dhe se Drejtori i sapoemëruar ka sjellë mikun e tij në këtë post.

Ai ka denoncuar edhe një tjetër shkelje që është bëre në konkursin për Drejtuesit e Spitaleve Publike pasi Drejtori aktual i spitalit të Tropojës nuk zotëron një diplomë të nivelit Master Shkencor, çka është kushti kryesor për tu bërë pjesë e konkursit.

“U hoqa nga puna në mënyrë të padrejtë. Largimi im ishte politik, sapo erdhi Drejtori i ri i Spitalit, Egzon Bashkurti, më hoqi mua dhe mori në punë mikun e vet. Dua të bëj publik një fakt, Drejtorit i janë dashur 7 vite që të mbarojë sistemin bachelor, ndërsa unë kam edhe arsimin bachelor edhe master.Si mund të më heqë ky njeri nga puna?Dua që drejtësia të vihet në vend. Shikoj, diploma e tij vetëm me nota 5”, është shprehur denoncuesi.

"BOOM" takoi drejtorin e Spitalit, Egzon Bashkurti, për të sqaruar rastin e zotit Hysaj por edhe pozicionin e tij lidhur me studimet master.

Për Hysaj ai thotë që ti drejtohet organeve kompetente nëse mendon se është hequr pa të drejtë nga puna ndërsa lidhur me masterin thotë se dokumentet i janë verifikuar para se të merrte pjesë në konkurs dhe se ka dalë më i miri ndër konkurentët.

Në baze të informacioneve që emisioni"BOOM" disponon, drejtori i Spitalit të Tropojës Egzon Bashkurti është regjistruar në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" në vitin 2006-2007 në Fakultetin Ekonomik dhe ka përfunduar studimet në 12.4.2013 me numrin e diplomës 1675. Pra i janë dashur 6 vite për të përfunduar shkollën dhe mesatarja është nota 5.

Deri dje ne e kemi ditur qe 5 njihet si note kaluese por për Ministrine e Shëndetësise kjo qenka kriter per te perfituar nje vend pune si Drejtues spitali. Por nuk perfundon me kaq.

Sipas Rregullores për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimin e drejtuesve të spitaleve kriteri kryesor për kantidatët e pozicionit Drejtor është:

-Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor.

Kjo është dhe arsyeja pse "BOOM" i kërkoi Ministrisë së Arsimit informacion në lidhje me Drejtorin e Spitalit të Tropojës dhe e pyetëm se në cilin Universitet i ka përfunduar studimet Master? Ministria na sqaron se në sistemin e matrikullimit nuk disponohen të dhëna në lidhje me zotin Egzon Bashkurti.

Por për të qenë transparent,  "BOOM" iu  drejtua dhe Ministrisë se Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ta pyetur se përse Egzon Bashkurti është shpallur fitues i konkursit si Drejtues i Spitalit të Tropojës, ndërkohë që nuk plotëson kushtin e parë në përzgjedhje.

-Të zotëroje diplomë të nivelit master shkencor.

"BOOM" i bën thirrje Ministres së Shendetësisë të marrë menjëherë masat e nevojshme për këtë rast, ndërkohë që investigimi do të jetë akoma me i shtrirë në kohë dhe në fakte të reja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco