VIDEO/ Tritol dhe plumba në shtëpinë e vajzës që bëri zgjedhjen e gabuar...

VIDEO/ Tritol dhe plumba në shtëpinë e vajzës që bëri zgjedhjen e gabuar...

17:17, 24/03/2019

Vajza e Shyhretes ka kaluar momente të vështira të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në jetën e saj dhe marrëdhënien me njerëzit. Sidorela është mbyllur në shtëpi në vetminë e saj duke harruar kush ka qenë më përpara.

Pasi e ëma ka provuar të gjitha rrugët për ta nxjerrë nga kjo gjendje, e ka ftuar sot në emision me shpresën se diçka do ndryshojë.

“Kam 4 fëmijë, jam shumë e lumtur, por arsyeja që më ka sjellë këtu është vajza e vogël. Quhet Sidorela, 22 vjeçe, ishte lumturia jonë, na e mbushte shtëpinë gjithmonë me gëzim. Në klasën e katërt ishte vajzë e talentuar, kishte talent për vallet, për të kërcyer, bënte edhe prezantuesen, njihej shumë në shkollë e shoqëronin fëmijët. Kështu vazhdoi deri në moshën 17 vjeçe, kur u njoh me një djalë. Na e prezantoi në familje, donte të bëhej koreografe dhe regjisore dhe nuk donim, sepse mendonim për atë dhe donim të vazhdonte ëndrrat e saja. Djali ishte shumë i mirë dhe u finalizua në fejesë. Kjo vazhdoi si prezantuese, por filloi të largohej nga aktivitetet, nuk shprehej, u mbyll në botën e vet. Nuk na tregonte. I bëmë një dasmë si në përralla. Ne na thoshte se ishte shumë e lumtur, por ne shqetësoheshim, sepse nuk vazhdonte shkollën, u shkëput nga aktivitetet. Iku me pushime me bashkëshortin, kur u kthye nuk më fliste shumë në telefon. Një ditë më thotë bashkëshorti, merre vajzën pyete si është. Më thotë nuk kam shumë forcë, jam e sëmurë. E çova në spital, i bëmë analizat, ajo nuk na tregonte asgjë. Vitin e kaluar do martoja djalin në 2 Shtator. Një mëngjes në lajme ishte se në familjen e Sidorelës kishin vendosur tritol. Ata ishin të gjithë shumë mirë. Dhoma e gocës ishte me plumba. Duke dashur ta qetësoja gocën e ftova të vinte tek ne për pak ditë, por ajo më tha që nuk do linte familjen e saj vetëm”, rrëfeu Shyhretja, e ftuar në “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare”.

Ardit Gjebrea: Shyhrete, tritol dhe plumba në shtëpinë e vajzës tënde. Sa kohë ka kaluar?

Shyhrete: Kjo ka ndodhur në 2 Shtator.

Ardit Gjebrea: Çfarë është për një nënë të shikojë që në shtëpinë e vajzës së saj i vënë tritol?

Shyhrete: Për një nënë e për një babë u bëmë për spital. Na iku gjaku në fund të këmbëve, burrin tim e kapi zemra.

Ardit Gjebrea: Normal.

Shyhrete: Kaloi një javë, kishim dasmën e djalit, vjen vajza. Bënim përgatitjet e fustaneve, rregulloheshim, motra e madhe e shtynte për përzgjedhjen e veshjeve. Do hapnim dasmën, ajo ka hapur të gjitha dasmat e farefisit si valltare dhe vendosëm të hapi dasmën e vëllait në shtëpi. Papritur një fëmijë hedh një kapsoll, kur Sidorela po kërcente dhe asaj i bie të fikët, ra në tokë dhe ikëm në spital. Më thotë doktori ka kaluar një traumë shumë të fortë dhe ka nevojë për psikolog. Do shumë qetësi, nuk duhet ta mërzisni. Ditën e hënë që mbaroi dasma e çuam në spital, vazhduam me ilaçe dhe psikologët që më kanë mbështetur. Këtu i vjen turp njerëzve nga psikologët. Unë jam bërë e sëmurë për të më nxjerr vajza deri në spital, sepse nuk dilte. Unë dua të vazhdojë jetën ku e ka lënë dhe mos të ketë frikë.

Gazetarja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon këtë herë në Kamzë, për t’i dhënë mesazhin Sidorelës.

Ardit Gjebrea: Flasim pak bashkë, di që ti je artiste.

Sidorela: Dikur.

Ardit Gjebrea: Po pse dikur? Pse e ke lënë?

Sidorela: Sepse më duhet të zgjidhja dikë tjetër para meje, kështu që zgjodha atë.

Ardit Gjebrea: Përpara vetes? Sakrifikove veten, nuk bëheshin dot të dyja?

Sidorela: Nuk bëheshin, ishte zgjedhja o atë ose këtë.

Ardit Gjebrea: Po mirë, zgjedhja që bëre nuk të ndihmonte dot të realizoje ëndrrën tënde?

Sidorela: Jo.

Ardit Gjebrea: E ke diskutuar?

Sidorela: Shpesh herë.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë pengon? Kureshtar jam, thjeshtë për të bërë muhabet.

Sidorela: Çfarë e pengonte personin? Atë nuk e di, ndërsa mua më pengonte që nëse do vazhdoja rrugën time do humbisja atë. Kështu që zgjodha atë, sepse e ardhmja ishte krah tij, por m’u ndërprenë të dyja të ardhmet.

Ardit Gjebrea: Si i ke marëdhëniet sot me të ?

Sidorela: S’kam asnjë lloj marëdhënie. As nuk do doja të kisha.

Në anën tjetër të murit është zonja Shyhrete të cilën Sidorela e priste dhe majde i kishte thënë edhe në shtëpi që mund të mos e sillte deri në studion e programit “E Diela Shqiptare” për t’i dhënë një mesazh.

Shyhrete: Mami që të ka sjell këtu, ti di se sa vuaj unë për ty, edhe gjithë familja jote, babi, vëllezërit, motra të gjithë. Nëse do mundesh dua një premtim. Aty ku e ke lënë jetën, dua që ta vazhdosh. Ti je shumë e vogël, 22 vjeçe dhe ke akoma kohë të ecësh përpara si me shkollë, edhe patentën ta marrësh, jo të ma lësh përgjysmë. Tek jeta private ne nuk të përzihemi, merri vendimet si të duash. Të gjithë jemi gati për ty. Do të mbështesim siç kemi bërë më parë. Dëshira jonë është të vazhdosh për koreografe dhe regjisore ashtu si ke ëndërruar. Ti duhet të dalësh, mos të kesh frikë nga askush, sepse je e mbyllur në vetveten tënde dhe nuk del. Edhe të hash pak më shumë. Këtë kemi ne për ty.

Sidorela: E di që kohët e fundit jam mbyllur shumë në vetvete, të tjerët mendojnë që unë nuk e vuaj, por nuk dua që të tjetër të vuajnë atë që vuaj unë. Më mirë them problemet që kam t’i vuaj vetë dhe jo familja, sepse kanë vuajtur shumë 5 vjet me mua edhe them që do i kaloj ngadalë.

Ardit Gjebrea: Mendon që kanë marr fund këto vuajtje?

Sidorela: Në momentin që vendosa të shkëputem besoj se po.

Ardit Gjebrea: Tani ti ku jeton ?

Sidorela: Me mamin dhe babin.

Ardit Gjebrea: Çfarë të pengon të rifillosh ?

Sidorela: Nuk e di, besoj se nuk jam akoma e sigurtë në vetvete, sepse është e vështirë të shkëputesh 5 vjet dhe të vazhdosh nga aty ku e ke lënë, por besoj që mund ta nis me mbështetjen e familjes sime, vetëm i dua ata krah meje, asgjë tjetër.

Ardit Gjebrea: Ti ke qenë edhe me ansamblin valltare, ke prezantuar, u zhdukën të gjitha. Bëre një zgjedhje të momentit.

Sidorela: Ishte gabimi im që bëra, u zhdukën të gjitha, u shumëzuan të gjitha me zero.

Ardit Gjebrea: Je penduar?

Sidorela: Shumë. Ndoshta po të mos e kisha bërë atë zgjedhjen nuk do vuaja as unë as familja, nuk do isha këtu ku jam sot.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment