GRAFIKA/ Gati për një shëtitje me familjen? Ja temperaturat për nesër

GRAFIKA/ Gati për një shëtitje me familjen? Ja temperaturat për nesër

23:11, 23/03/2019
A+ Aa A-

Edhe e diela pritet të jetë një ditë me temperatura pranverore, tipike për një shëtitje apo piknik me familjen.

Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperatura maksimale pritet të arrijë në 22 gradë celsius, ndërsa temperatura më minimale do të jetë 3 gradë celsius, në vendet malore.

Sa i përket reshjeve të shiut, në asnjë qark të vendit nuk parashikohet një fenomen i tillë, ndërsa era do të fryjë mesatare ose e fortë kryesisht në bregdet.

RESHJET

Nuk priten reshje në të gjithë territorin

TEMPERATURAT

temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 21 °C

në vendet e ulëta: 9/ 22 °C

në vendet malore: 3 / 14 °C

ERA

Era pritet të fryjë mesatare deri fortë kryesisht në bregdet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco